Artan Grubi iu vërsulet analistëve, opinionistëve dhe axhamive në Kuvend

Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka reaguar përmes një statusi të tij në rrjetin social Facebook, kundër analistëve dhe opinionistëve të cilët sipas tij komentojnë ngjarje dhe japin mendime të tyre duke mos ditur asgjë në esencë. Ai poashtu ka sulmuar edhe deputetë, të cilët në Kuvend veprojnë në kundërshtim me atë që flasin.
Ky është postimi i plotë i Grubit:
,,Komentojnë analist e opinionist pa lexuar asnjë rresht dhe pa ditur asgjë përmbajtësore. Tash ju vet vlerësoni sa të qëndrueshme janë këto analiza dhe vërtet nuk e kuptoj dot si ia lejojnë vetës të dalin në media dhe të japin qëndrime pa mbulesë.
Të tjerët flasin në Kuvend me huxhum e axhamillëk, në fund votojnë në kundërshtim me fjalën e tyre.
Injoranca në kulm!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme