Trumpi nuk përmbahet: Bravo për Putinin, e kam ditur se është i mençur

Gjithmonë e kam ditur se Putini është i mençur, ka theksuar Donald Trump në Twitter, duke komentuar vendimin e presidentit rus që mos t’i përzë diplomatët amerikanë.

“Shtyrja është hap i jashtëzakonshëm nga ana e Vladimir Putinit. Gjithmonë e kam ditur se është i mençur”, ka shkruar Trump.

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama të enjten ka nënshkruar dekretin për vënien e sanksioneve të reja Rusisë për shkak të përzierje në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke urdhëruar përzënien e 35 diplomatëve rus nga ambasada ruse në Uashington dhe konsultat në San Francisko, duke u dhënë afat atyre vetëm 72 do të që me familjet e tyre të largohen nga Amerika.

Më pas, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai nuk do të veprojë njëjtë duke mos i larguar diplomatët amerikanë nga Rusia si përgjigje ndaj sanksioneve të Uashingtonit, Moskës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme