Gazetari Artan Hoxha i cili ka bërë publike edhe videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria e SPAK, pasi ka dhënë dëshminë e tij.
‘Unë paraqita mënyrën se si mora videon. Çfarë disponoja ia kam paraqitur prokurorisë.
I kam dhënë prokurorit çdo informacion që ai ka dashur. Sigurisht pres që SPAK të jetë në lartësinë e pritshmërinë e shqiptarëve.
Kam besim se do ta bëjnë punën e tyre.
E kuptoj linjën e mazhorancës, persona që kanë përgjegjësi morale dhe po mundohen ta faktorizojnë. Edhe pronarët e medieve, ish-kolegët, ish-gazetarët që sot janë bërë pronarë, që po mundohen ta shpëtojnë këtë ngërç që ka zënë mazhorancën, nuk mund të më lidhin mua me politikën apo me ish-deputetin Salianji’, deklaroi gjatë fjalës së tij, Artan Hoxha.