“Arti i frikësimit” i Putinit: Merkelit i turr qenin, Erdoganin e çon në dhomën greke

Nëse kërkon të takohesh me Presidentin Rus, Vladimir Putin, duhet që kërkesa të mendohet dy herë. Në sytë e botës, Putin shihet si i frikshëm, ku vargjet e fyerjeve delikate për udhëheqësit e botës kanë zbuluar sytë e tij të ftohtë.

Udhëheqësi rus është i prirë që t’i mbajë kundërshtarët e tij në këmbë, përpara se të fillojë të flasë me të vërtetë me ta, transmeton Koha Jonë shkrimin e Daily Express .

Mediat vazhdimisht shkruajnë për veprimet e Putin, i cili dikur një agjent i KGB-së, lideri gjatë takimeve me liderë, ka disa metoda “mikpritëse”.

Gjatë një takimi para disa muajve, Putin u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Pavarësisht buzëqeshjeve, ai nuk mund ti rezistonte mundësisë për të bërë një veprim dinak.

Putin zgjodhi për të takuar homologun e tij turk, në dhomën greke. Greqia dhe Turqia ndajnë një kohë të gjatë, armiqësi të vjetër dhe disa besojnë se Putin kishte një qëllim pse e bëri atë.

Incidenti pasoi një takim të famshëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila është e njohur të ketë frikë nga qentë. Pas takimit të tij të parë me Merkel, më pas erdhi qeni i tij i madh Connie. Merkel është fotografuar në situatë të pakëndshme gjatë takimit në rezidencën e udhëheqësit rus në Soçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme