Asambleja e Përgjithshme e OKB miraton rezolutën: Izraeli duhet të largohet nga territoret e pushtuara palestineze! Ja si votoi Shqipëria

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të hartuar nga palestinezët, e cila kërkon që Izraeli t’i japë fund “pranisë së paligjshme në territorin e pushtuar palestinez” brenda 12 muajve.


GXxVe48XEAAoSYp

Rezoluta u mbështet nga 24 vende, 43 abstenuan, mes tyre edhe Shqiperia ndërsa Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe 12 të tjerë votuan kundër.

Lëvizja izolon shtetin izraelit vetëm disa ditë përpara se liderët botërorë të shkojnë në New York për mbledhjen vjetore të OKB-së.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu planifikohet t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh më 26 shtator, në të njëjtën ditë me presidentin palestinez, Mahmud Abbas.

Rezoluta mirëpret opinionin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të muajit korrik, sipas të cilit pushtimi izraelit i territoreve dhe vendbanimeve palestineze është i paligjshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme