ASH-AAA: Ministria e Kulturës diskriminon shqiptarët (video)

Pas shpalljes së rezultateteve të Programit Nacional Vjetor të Ministrisë së Kulturës, koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alterantiva e ka quajtur skandaloz, konkursin e fundit për financim të projekteve nga kjo ministri.

Sipas opozitës shqiptare, ky konkurs konfirmon qendrimin e ASH-AAA-së se kjo qeveri si në çdo sferë tjetër edhe në kulturë e vazhdon paradigmën e diskriminimit të shqiptarëve.

“Duke i pasur parasysh veprimet tendencioze të kësaj udhëheqësie në Ministrinë e Kulturës që nga ardhja e tyre në këtë dikaster është e pritshme që sivjet në vendin tonë të kemi kulturë shumë të vakët dhe mospërfaqësim të realitetit multikulturor të vendit tonë”, tha Faton Fazliu nga koalicioni opozitar ASH-AAA.

Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme