Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reguar në lidhje me nxënësit shqiptarë të shkollave të fshatit Bërnjancë, Idrizovë dhe Bllacë, pasi siç thanë këta nxënës nuk kanë mundur ta fillojnë mësimin përshkak të mungesësë së objektit shkollorë. Ata gjatë një konference për media, para Ministrisë për sistem politik dhe mardhënie ndërmjet bashkësive, u shprehën se koalicioni LSD-BDI nuk kanë relizur premtimin e tyre, një shoqëri për të gjithë, pasi sipas tyre kjo është vetëm një moto demagogjike, pasi në praktikë kjo nuk po funksiononë. Sinkron: Naim Sinani, kandidat i ASH-së për komunën e Haraçinës
“Këto fëmijë të këtyre vendbanimeve nuk u kanë borxhë fare këtyre zotërinjve që rrinë në ndërtesën mbrapa, respektivisht ata është dashur që ti mbajnë premtimet dhe këta fëmijë të mësojnë ashtu si gjithë fëmijët e tjerë, sepse me Kushtetutë, çdo fëmijë i garantohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare”