ASH-AAA: Plani “Evropa në shtëpi” tallje e radhës e Zaevit me qytetarët

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar në lidhje me planin e kryeministrit të RMV-së Zoran Zaevm “Evropa në shtëpi”. Nga ky subjekt politik thonë se “Evropa në shtëpi” është një tallje e radhës e kryeministrit me qytetarët. “Përgjigje ndaj planit,,Evropa në shtëpi” të promovuar nga Kryeministri ZaevPromovimi i planit ,,Evropa në shtëpi” është një tallje e radhës e kryeministrit Zaev me qytetarët.Të gjendesh në rang-listë më poshtë se Mongolia për nivel të korrupsionit dhe të flasësh për standarde evropiane, kjo nuk është vetëm tallje, por më shumë se kaq.

Në vendin që ka dështuar me menaxhimin e pandemisë, që ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë dhe me vaksina që vijnë si lëmoshë nga Serbia, Kryeministri dhe “banda e tij” janë shndërruar në fatkeqësi brenda fatkeqësisë që po i ndodh vendit tonë.Ata që e sollën vendin tonë në këtë gjendje nuk kanë as kapacitet e as të drejtë morale të flasin për standarde evropiane. Ju, i nderuar Kryeministër, e keni humbur rrugën në oborrin tuaj, andaj mendoni se me “google maps” do të arrini në Evropë!?Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Shkup 09.03.2021″ thuhet në reagimin e ASH-AAA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme