ASH: Gjykatat dhe gjykatësit janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit

Gjykatat dhe gjykatësit e kontrolluar nga dhuratat Sfarovski dhe valixhet me para “Lui Viton” tanimë janë shndërruar në avokatë të krimit dhe korrupsionit, reagon Aleanca për Shqiptarët, pas vendimit të Apelit për Mijallkovin.

Në reagimin e ASh-së thuhet se Mijallkovi shpëtoi tetë vite burg pikërisht falë këtij sistemi të gjyqësisë në vend. “Në këtë rast u pa qartë se si vepron rrjeti i organizuar i (pa)drejtësisë ku Gjykatat Thenelore bëjnë qëllimisht lëshime procedurale, me të cilat i krijojnë alibi Gjykatës së Apelit të shfuqizojë vendimet dhe kështutë zvarriten proceset pafundësisht.

Kjo është edhe një dëshmi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka as kapacitete dhe as vullnet për vendosjen e drejtësisë, ndërsa konfirmon konstatimet se Aleancës për Shqiptarët se vendit i duhet një mision ndërkombëtar që do të zbatojë reformë të mirëfilltë, thuhet në reagimin e ASH-së./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme