ASH: Hapja e negociatave dhe anëtarësimi në BE janë jetike për vendin tonë

Aleanca për Shqiptarët përmes një njoftimi theksojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti kanë pritur gjatë për këtë hap të parë konkret drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Partia e Selës i gëzohet mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare.

“Hapja e negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë jetike për Maqedoninë e Veriut dhe shpresa e vetme për reformimin e sistemit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, barazinë e qytetarëve dhe popujve, si dhe përmirësimin e standardit jetësor dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Po ashtu përgëzojmë edhe Shqipërinë, për këtë hap të rëndësishëm dhe i gëzohemi udhëtimit të përbashkët drejt familjes së madhe evropiane. Tani mbetet përgjegjësi e jona që të përmbushim standardet, të realizojmë reformat, të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, si dhe të instalojmë qeverisjen e drejtë dhe vlerat evropiane”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

“Mirënjohës pa fund edhe vendeve anëtare të BE-së që edhe përkundër sfidave të shumta, gabimeve dhe dështimeve në qeverisjet e vendit tonë, nuk u dorëzuan dhe ju hapën dyert qytetarëve drejt një shprese për të ardhmen”, thonë nga ASH-ja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme