Aleanca për shqiptarët nuk mbështet vendimin për organizim të referendumit nga ana e opozitares VMRO-DPMNE. Nga kjo parti nënvizojnë se mbeten në qëndrimin e shprehur në seancën e së shtunës ku kanë mbështetur propozimin francez.
“Ne e dhamë qëndrimin tonë në seancë, qëndrim më të qartë nga ai që e dhamë në seancë nuk ka…Të shtunën e votuam propozimin francez, ne ishim faktor vendimtar dhe e kemi treguar qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje”, deklaroi Halil Snopçe, ASH. /Alsat.mk