ASH: Studentët në pritje, institucionet në heshtje

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të refuzuar kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, duke e cilësuar arsyetimin e institucionit si banal, të papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, transmeton Gazeta Flaka

“Ministria e Drejtësisë refuzimin e kërkesës së studentëve e ka arsyetuar me një arsye banale dhe juridikisht të paqëndrueshme, duke pretenduar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pasi shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase,” thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas partisë, një arsyetim i tillë bie ndesh drejtpërdrejt me parimet kushtetuese dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke cenuar të drejtën e barazisë gjuhësore.

Aleanca për Shqiptarët shpreh mbështetje të plotë për nismën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, i cili reagoi publikisht me mesazhin:

“FOLI SHQIP o taj!”

ASH vlerëson se ky mesazh artikulon qartë një të drejtë themelore që, sipas tyre, po mohohet padrejtësisht.

Po ashtu, partia përkrah iniciativën e Avokatit të Popullit, i cili ka hapur procedurë për rastin dhe ka paralajmëruar se çështjen do ta shqyrtojë edhe me vetëiniciativë, transmeton Gazeta Flaka.

“Avokati i Popullit ka nisur analizën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe veprimeve konkrete të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me refuzimin e kërkesës së studentëve,” thekson ASH.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme