ASH: Të fokusuar në Kongresin- në Qeveri do kthehemi si fitues

Aleanca për Shqiptarët (ASH) edhe më tutje nuk përjashton mundësinë që nëse kryeministri Zoran Zaev shprehet i gatshëm të përmbush kërkesat e tyre, të kthehen në strukturën qeveritare. Zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti për “Nezavisen Vesnik” tha se Aleanca fillimisht është e përqëndruar në organizimin e Kongresit të parë, ndërsa në Qeveri do të kthehen si fitues.

“Është e vërtetë që faktori ndërkombëtar na ka përkrahur që të jemi pjesë e qeverisë së RM, por parimet dhe marrëveshjet jane vlera fundamentale të Europës sidomos për një bashkëqeverisje. LSDM shkeli mbi këto parime, dhe përjashtoj një element të rëndësishëm reformues në Qeveri siç ishte ASH. Tani jemi të fokusuar në Kongresin e parë të ASH, zgjedhjen dhe rizgjedhjen e strukturave partiake, me nje qëllim të vetëm për tu rritur edhe më shumë, dhe për ta marrë verdiktin e shqiptarëve. Në Qeveri do të kthehemi si fitues, duke fituar në zgjedhjet parlamentare kur do që të mbahen ato”, deklaroi Bexheti.

Sa i përket zërave për riaktivizimin e mundshëm të bashkëpunimit me Lëvizjen Besa dhe “ringjalljes” së “Aleancës me Besë”, Bexheti tha se për momentin është me rëndësi normalizimi i situatës brenda Lëvizjes Besa.

“Shpresojmë që Levizja të unifikohet, t’i tejkaloj me sukses mosmarrëshjet brendapartiake dhe te gjejnë zgjidhjen me të mirë te mundshme për antarët e tyre. Një BESË, stabile gjithashtu se do i ndihmonte ende me shumë frontit opozitar”, përfundoi Bexheti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme