ASHAM: Çdo shtet i botës ka vetëm nga një akademi shkencash

Kudo në botë ekziston vetëm nga një akademi shkencash. Ky është qëndrimi i kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), e cila kërkon që ky institucion të mos përfshihet në debate të politikës ditore, pasi ato i përkasin institucioneve shtetërore dhe Kuvendit.

“Nga akademia e shkencave thonë se janë formuar që nga 1967, me emra eminentë në përputhje me standardet dhe kriteret më të larta universale e shkencore, dhe mbi të gjitha ka qenë shtyllë në ndërtimin dhe ruajtjen e identitetit dhe shtetësisë të popullit maqedonas si dhe popujve të tjerë që jetojnë në vend…. Partitë politike dhe ndikimet e tyre nuk kanë pasur kurrë vend në Akademi. Nga themelimi i saj e deri më sot, anëtarë të Akademisë kanë qenë pjesëtarë të popullit maqedonas, por edhe të të gjitha bashkësive etnike”, thonë nga ASHAM.

Por, ndërsa ASHAM thekson se ka ruajtur identitetet e popujve të tjerë, dhe se përfaqësimin etnik në të e shikon vetëm te një akademik i brendshëm dhe 3 të angazhuar të jashtëm, historia e këtij institucioni nuk e reflekton këtë. Në shtator të vitit 2009, enciklopedia e së njëjtës Akademi ishte një nga më tendenciozet, e cila jo vetëm që nuk respektonte identitetin e popullit shqiptar, por e trilloi atë, duke ngjallur një sërë reagimesh nga komuniteti shqiptar në vend, Shqipëria, Kosova, por edhe shtete te tjera ndërkombëtare.

Në enciklopedi thuhej se në Maqedoni nuk kanë jetuar shqiptarë. Shqiptarët kishin ardhur nga Shqipëria dhe i kishin kolonizuar këto vise pas shekullit XVI, duke u vendosur nëpër shtëpitë e maqedonasve të cilët i kishin dëbuar më pas prej aty. Ndër të tjera, në këtë enciklopedi shqiptarët emërtoheshin si arbanas, arnautë dhe shqiptari, ku kjo e fundit shoqërohej me shpjegim përkatës nën kllapa ‘Pllaninci (të zbritur nga mali)”. Faktet ishin shtrembëruese edhe për krijimin e shtetit të parë shqiptar, gjoja i themeluar në vitin ‘44 nga gjermanët. Enciklopedia e së njëjtës Akademi thoshte se dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare ishte trajnuar nga oficerë amerikanë dhe forca speciale britanike, gjatë konfliktit në Maqedoni, të pavërteta këto që u hodhën poshtë si të turpshme nga ambasadat e huaja në vend. Tezën se ASHAM ka qenë shtyllë e ruajtjes së identitetit të popujve, e kundërshton edhe analisti Muhamed Halili.

“Shqiptarët kanë qenë të mospërfillur, duke u nisur edhe nga Enciklopedia, ku u plasuan të pavërteta historike që nuk përkojnë me shkencën. Dhe, kjo në një farë forme e thelloi hendekun e besimit. Tani kemi edhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, dhe Mickoski është ulur me ta njëjtë të bisedoj për zhvillimin ekonomik të shtetit. Nesër i njëjti do ulet me këta njëjtë, për të biseduar për zhvillimin shkencor e kulturor të po të njëjtit shtet. Dhe nuk mbajnë këto pallavra; kemi një – s’na duhet dy! Ke një, por varieteti i kulturës e multi-kulturës shpreh nevoja të tjera. Unë konsideroj se është një reagim i pashembullt dhe i pabazë edhe i BDI-së, kur e quan akademinë si institucion që zhvillohet në mëhallë, e këndej harron se ata partinë e tyre e kanë në mëhallë e jo në qytet”, deklaroi Muhamed Halili, analist.

Një ditë më parë, si kryeministri ashtu edhe zëvendëskryeministri Mexhiti nuk ndryshuan qëndrime rreth idesë që hodh në opinion rreth një akademie shqiptare të arteve dhe shkencave. Madje, Izet Mexhiti e arsyetonte këtë fakt se nuk ka më mirë kur shqiptarët merren me shkencë, dhe nuk ka arsye të kihet frikë nga shkenca, apo ideja të konsiderohet si etnizim. Nga ana tjetër, vetë Kryesia e ASHAM pranon se aktualisht në këtë akademi janë të angazhuar vetëm 4 shqiptar, 3 prej të cilëve të jashtëm. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme