AShMAA: Është e papranueshme thirrja e gazetarëve për biseda informative për artikuj me interes publik

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (AShMAA) përmes një komunikate dënon veprimin me të cilin gazetarja Sonja Kolevska-Delevska nga media “SDK” është thirrur në bisedë zyrtare policore për shkak të një teksti të publikuar.

Ata theksojnë se veprime të tilla rrezikojnë lirinë e mediave dhe shtojnë se është absolutisht e papranueshme thirrja e gazetarëve për biseda informative për artikujt e publikuar me interes publik, pasi ato mund të interpretohen si përpjekje për frikësim, e cila, nga ana tjetër, kontribuon në autocensurë.

“Raste të tilla kanë ndikim negativ në lirinë e informimit. Kushdo që konsideron se një media e caktuar ka dëmtuar reputacionin dhe nderin e saj duke publikuar informacione të paplota, të paverifikuara ose të pasakta, ka të drejtë t’i kërkojë medias të publikojë përgënjeshtrim, përgjigje dhe korrigjim, ose të bëjë ankesë te organet për vetërregullimin e mediave”, theksojnë nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizive.

Pas publikimit të shkrimit me titull “Avokatja pretendon se i është kërkuar ryshfet nga një udhëheqëse e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa pasi ka refuzuar është shantazhuar të heqë dorë nga paratë që i takojnë”, gazetarja Sonja Kolevska-Delevska nga media “Sdk.mk” u thirr në bisedë zyrtare në polici, pasi nëpunësja shtetërore raportoi se është ndjerë e shqetësuar. Edhe pse udhëheqëses nga policia i thanë se ajo që kërkonte prej tyre është çështje e procedurës civile, sërish ka këmbëngulur që gazetarja të thirrej për bisedë.

Rasti është dënuar ashpër nga shoqatat e gazetarëve, të cilët thonë se mund të inkurajojë censurën dhe autocensurën e gazetarëve dhe se ndërhyrja e policisë me shkrim është një praktikë në sisteme dhe shoqëri të tjera politike ku liria e medias është në rrezik.

Për rastin dje kanë reaguar Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë.

Nga MPB theksuan se kontrolli i brendshëm po heton veprimet e punonjësve të policisë në lidhje me rastin, ndërsa Ministria e Drejtësisë njoftoi se do të rishikojë procedurën e udhëheqëses dhe do të ndëmarrë gjithçka në kompetencat dhe ingerencat e saj. Ata shtuan se Ministria do të bëjë gjithçka për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe fjalës, të cilat janë të drejta të pacenueshme në çdo shoqëri demokratike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme