Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë në një vizitë disaditore në Kosovë, me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Ashton pritet të takohet me presidentin Thaçi dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile.
Por, përveç takimeve, ajo do të dekorohet nga Thaçi edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave.