Askush nuk e kishte pritur, këtë fanellë pritet ta vesh Asension sezonin e ri!

Paris Saint-Germaini po shihet favorit për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, Marco Asensio.

“L’Equipe” ka njoftuar të enjten se Parisi ka mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera për Asension, të cilit ia ka bërë një ofertë të mirë.

Mësohet se atij i është ofruar pagë më e lartë se që e merr te Reali dhe kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit për vitin e gjashtë.

Në rast se arrihet marrëveshja mes palëve, atëherë Asensio te Parisi do të transferohet si lojtar i lirë pasi kontrata me Realin i skadon në fund të këtij muaji.

27-vjeçari këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 8 herë në të gjitha garat për Realin, ndërsa është edhe pjesë e Përfaqësueses së Spanjës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme