Pritjes i vjen fundi, e premtja ditë feste për tifozët e Milanit

Në shtëpinë e Milanit pritjes po i vjen fundi: Rafael Leao do të nënshkruajë rinovimin e kontratës këtë të premte.

Gjithçka është gati për të zyrtarizuar marrëveshjen. Portugezi do të jetë i lidhur me klubin e Milanit edhe për pesë vite të tjera.

Marrëveshja erdhi në fund të një negociate të gjatë dhe të vështirë, me shumë diskutime dhe klube të tjera për të përfituar nga situata e tejzgjatur.

Maldini dhe drejtuesit e tjerë të Milanit ia dolën ta bindnin sulmuesin, që pati vullnetin e mirë për të mbajtur veshur fanellën kuqezi.

Portugezi do të fitojë rreth pesë milionë euro plus bonuse në sezon deri në vitin 2028. Klauzola e largimit do të jetë 175 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme