Handanovic transferohet te gjiganti italian.
Samir Handanovic mbetet në Serie A.
Ish-portieri i Interit, Samir Handanovic, u largua nga Meazza pas 11 sezoneve me fanellën e zikaltërve.
Portieri 39-vjeçar nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe sipas raportimeve të fundit slloveni është pranë transferimit tek një tjetër gjigant italian.
Sipas Calcio Mercato, Lazio ka nisur bisedimet me agjentin e Handanovic dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.
Drejtuesit e Lazios e kanë piketuar Handanovic si zëvendësuesin ideal të Ivan Provedel.