Asnjë gjurmë për 17 vjeçaren nga Lipjani që u zhduk një muaj më parë

19 maji ishte dita e fundit kur Murtez Luma e pa për herë të fundit vajzën e tij 17 -vjeçare Euronën.

Ka më shumë se 30 ditë që familja Luma nga Kojsku i komunës së Lipjanit, po e kërkon të bijën, e cila u largua një muaj më parë nga shtëpia, pa treguar se ku po shkonte, raporton KTV.

Vetëm disa ditë para se të largohej nga shtëpia, prindërit thonë se vërejtën shqetësimin e 17-vjeçares, por e cila refuzoi t’u tregonte se për çka bëhej fjalë.

E ndonëse e paraqitën menjëherë zhdukjen e vajzës, Murtez Luma thotë të jetë i zhgënjyer me punën e policisë.

KTV-ja ka provuar të marrë edhe policinë lidhur me këtë çështje, por kontakti me zyrtarët e policisë ka qenë i pamundur.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme