Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 59 qytetarë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit!

Asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orë janë infektuar 59 qytetarë ndërsa 35 janë shëruar. Rastet janë 33 në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë.


Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Sipas MSH, vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

“MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.

SITUATA NË 24 ORË:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 489 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 59 qytetarë, në këto bashki:

33 në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë.

Janë 301 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,605 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          59

Të shëruar në 24 orë       35

Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 489

Testime totale               1,831,874

Raste pozitive                  276,403

Raste të shëruara             272,605

Raste Aktive                         301

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            195

Fier                  48

Vlorë                22

Durrës              13

Korçë               6

Gjirokastër       5

Lezhë               3

Elbasan            3

Shkodër           2

Dibër                2

Berat                1

Kukës              1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme