Dita e Mjedisit/ Nis në Tiranë vendosja e kazanëve nëntokësorë, Rama: As ndotin dhe as vandalizohen dot!

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit në kryeqytet janë vendosur kazanë të rinj të plehrave, të cilët vendosen nëntokë duke krijuar edhe hapësira më shumë për njerëzit në Tiranë.


I gjithë procesi është i atillë që nuk ndot ambientin për rreth ndërsa kazanët zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se:

“Pastrimi është civilizim. Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme