Në takimin e djeshëm në mes delegacionit të Serbisë dhe atij të Kosovës, janë diskutuar marrëveshjet për lirinë e lëvizjes, drejtësia dhe IBM.
Këtë e bëri të ditur, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, pasi palët nuk kanë të drejtë të deklarohen deri në përfundimin e takimit, raporton lajmi.net.
Përmes rrjetit social Twitter, Kocijançiq ka thënë se sot do të diskutohet për bashkësinë e komunave serbe, energjinë dhe urën e Mitrovicës.
“Atmosfera është konstruktive, dhe e orientuar drejt rezultateve konkrete”, është shprehur ajo.
Sa i përket Asociacionit të komunave serbe, shefi i delegacionit kosovar, Avni Arifi ka thënë se do të prezentojë një draft të ri të kësaj marrëveshje.
Një gjë e tillë është kundërshtuar nga pala serbe.