Sakte.net / e Hënë 19 Shtator / 12:34
Për dallim nga kompanitë tjera që i mbajnë të fshehta detajet deri në momentin e fundit, prodhuesi britanik ka folur për modelin Volante.
Në Geneva Motor Show, Aston Martin e kishte shfaqur një siluetë me të cilën tregonte se në mars të vitit 2018, do ta lansojë makinën e re, transmeton Telegrafi.
Vetura 5.2-litra turbo-dyshe V12, ka një aerodinamikë të lartë, kryesisht përmes grillit të gjerë dhe linjave në pjesët anësore.
Sipas njohësve të makinave, ky model është kombinim i Vantage dhe Vanquish, me disa prekje që i japin pamje më të freskët.