Ish-Kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa në News24.
Malaj foli mbi ngjarjen e rëndë të së martës, ku në Gjykatën e Apelit gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie u vra me armë zjarri gjykatësi Astrit Kalaja, teksa jepte vendimin.
Malaj vlerëson Kalajan si një nga gjyqtarët më model në Republikën e Shqipërisë. Më tej thekson nevojën që kanë gjykatat për të pasur policë në godina, për mbrojtjen e gjyqtarëve.
Më parë, gjykatat kishin punonjës policie dhe bashkëpunim i ndërsjellë i policisë me gjykatat për sigurinë e magjistratëve, ndërsa sot nuk ka fare prani të forcave të rendit në gjykata.
Alaudin Malaj: Zoti Kalaja ka qenë nga gjykatat model të RSH, nga shkollimi, dijes, qëndrimit ligjor në gjykimin e çështjes dhe performancës. Janë larguar disa gjyqtarë që nuk e kanë merituar largimin dhe janë futur disa që nuk e kanë integritetin e zotit Kalaja.
Ishte një shok i madh. Vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit akoma më e rëndë. Në sallën e gjyqit në tërë jetën tonë si gjyqtarë, nuk ka ndodhur asnjëherë një ngjarje e tillë. Ka qenë të rralla episodet.
Masat e sigurisë kanë qenë absolutisht më të rrepta. Ka pasur koordinim me policinë e shtetit. Kishim prezent me policinë dhe kishim drejtorë dhe njerëzit e ministrisë së brendshme për mbrojtjen e gjyqtarëve. Në kohën tonë ishte një tjetër histori në mbrojtjen e gjyqtarëve. I vetmi cedim që punonjësi i policisë nuk është më në gjykatë prezent. Sot kemi një Ilirian Guard, ajo është vetëm për ruajtjen e objektit. Janë disa punonjës me paga të ulëta që duhet të bëjnë dhe sigurinë e gjykatës. Shmangia e policisë nga gjykatat është problemi më i madh. Sot që flasim kemi një Gjykatë Apelit nuk ka 3 polica atje. Është thirrja ime, që të vendosin në mënyrë permanente të policit në gjykatë. Sot kohët janë edhe më të trazuara.



