Asus paralajmëron laptop të ri për lojëra me teknologji të fundit

Asus Republic of Gamers (ROG) paralajmëron laptopin e ri të hollë dhe të stilizuar G701VI, i cili vjen me grafikën NVIDIA GeForce GTX 1080 – një grafikë me performancë të jashtëzakonshme për lojëra VR (realitet virtual).

ROG G701VI ka ekran që përmban teknologjinë NVIDIA G-SYNC dhe shpejtësi prej 120 Hz të pamjeve gjatë luajtjes së lojës.

Kartela grafike VR Ready NVIDIA GeForce GTX 1080 e këtij laptopi për lojëra, ROG G701VI, ofron performacë të jashtëzakonshme dhe efikasitet të energjisë që i jep lojtarëve përvoja të pabesueshme lojërave VR, transmeton Koha.net. ROG G701VI është laptopi i parë në botë me ekran që shfaq pamje me super-shpejtësi prej 120 Hz dhe me teknologjinë NVIDIA G-SYNC.

NVIDIA G-SYNC ul vonesat e pamjeve dhe eliminon bllokimet e pamjeve gjatë lojës. Kjo teknologji i jep lojtarëve një përvojë të jashtëzakonshme gjatë luajtjes së ndonjë loje duke mos ndikuar fare në performancën e sistemit.

ROG G701VI vjen me procesor Intel Core i7 (“Skylake”) dhe 64 gigabajt RAM memorie DDR4 me shpejtësi prej 2,400 MHz, që do të thotë se sjell 20 për qind më shumë performancë dhe 30 për qind më shumë energji të efikasitetit për dallim nga RAM memorie DDR3 me shpejtësi mbi 1,600 MHz.

Gjithashtu, ky laptop i ri vjen edhe me tastierën e veçantë “anti-ghosting” me teknologjinë “30-key rollover”, e cila u mundëson lojtarëve që të bëjnë kombinime të ndryshme gjatë lojës edhe kur klikojnë në disa taste në të njëjtën kohë.

ROG G701VI ka një profil shumë të hollë prej 32.5 mm dhe dizajn të ri ROG Bio-Armor, si dhe vjen në version me ngjyrë të kombinuar, titan-bakër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme