Pas ribashkimit të Borës dhe Donaldit, Ardheu bën deklaratën e fortë për Beatrix Ramosajn.
Atdhe Xharavina thotë se Bora Zemani nuk e tërheq më, në intervistën e fundit ai tha se nuk ka më qejf të flasë për moderatoren.
Gjithsesi, Atdheu tha fjalët më të mira për Beatrix Ramosajn.
“Beatrix është yll, është shumë e bukur. Dhe përveç kësaj, ka super stil. Vishet shumë bukur. Mua për vete më pëlqen. Te BBV kam vënë re një gjë te Beatrix se që kur është zgjuar në mëngjes dhe kur ka fjetur në darkë vonë, ka qenë super e bukur. E kam shumë shoqe. Më vjen keq nga mami i Beatrix ndaj nëse do dilja në darkë me të, do ishte darkë miqësore”-tha ai.
Atdheu disa javë më parë i komentoi Beatrix në postimin në Instagram ku ajo shfaqej në ‘Sunny Hill’, fill pas publikimit të fotos së Semit, Borës dhe Donaldit së bashku. “O yll bote” shkruante Atdheu teksa këngëtarja ia ktheu me emojin e një zemre të bardhë./panorama