Një atentat me armë zjarri është shënuar në Greqi ndaj dy shqiptarëve. Raportohet se një prej shënjestrave ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Thrakomakedonon në Athinë, jashtë ambienteve të një lokali.
Bëhet me dije se autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet dhe më pas janë larguar menjëherë.
Sipas mediave greke, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime policore flasin për një ekzekutim, pasi i ndjeri është qëlluar me plumb në kokë
Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.