Atentat me armë zjarri në Tiranë

Një atentat me armë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku mësohet se ka mbetur i plagosur një person.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ku nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri V.K., 28 – vjeç .

Sipas të dhënave paraprake 28 – vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

I plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme