Atentat në mes të ditës në Rinas/ Makina prej ditësh e parkuar brenda aeroportit, viktima dhe agjenti i AMP sapo u kthyen nga Spanja

Një atentat i rëndë është regjistruar në mesditë në zonën e Rinasit, duke tronditur sigurinë publike dhe qytetarët e thjeshtë që ndodheshin aty pranë. Viktimë e krimit mbeti Gilmando Dani, ndërsa i plagosur rëndë është Muçi Shaljani (i njohur edhe si Sheqeri), i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për Syri TV, se dy personat ishin kthyer sot nga jashtë shtetit. Ata kishin udhëtuar më datë 7 të këtij muaji dhe automjetin e tyre e kishin lënë të parkuar në parkingun e aeroportit të Rinasit.

Lexo edhe:

Doli nga burgu në 6 Tetor 2024 dhe u fejua me vajzën arkitekte. Dani u prit në Rinas nga agjenti i AMP-së, ja fotoja

Nga të dhënat paraprake mësohet se autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës ku ndodheshin Dani dhe Shaljani. Plumbat e shumtë kanë përshkuar zonën, duke prekur bizneset përreth dhe rrezikuar qytetarët që ndodheshin në momentin e ngjarjes.

 Në pamjet e siguruara nga Syri TV duken qartë dëmet e shkaktuara nga të shtënat dhe paniku i krijuar në zonë, ku qytetarët janë përballur me një situatë të frikshme në mes të ditës.

 

Ndërkohë, në afërsi të vendngjarjes është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët. Burime bëjnë me dije se brenda mjetit mund të ketë armë zjarri, por forcat e policisë nuk janë afruar menjëherë, pasi plumbat shpërthejnë për shkak të flakëve.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e atentatit dhe identifikimin e autorëve.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme