Dje, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte në qytetin e Elbasanit, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.
Në Elbasan, Lleshaj dhe Balla prezantuan njësinë e re të “Shqiponjave”, nga ku deklaruan se kjo strukturë forcon kapacitetet policore në luftën ndaj krimit.
Por për ironi të fatit, pa kaluar 24 orë, ndodh vrasja e radhës, atentat mafioz me pasojë vrasjen e një 50-vjeçari emri i të cilit nuk figuron në asnjë regjistër policie, por thjesht është vëllai i një të shumëkërkuari për disa krime.
Elbasani vijon të jetë qyteti më problematik në vend ku kriminaliteti është në shifra të frikshme. Ndërsa prezenca e Lleshajt një ditë më parë, i shoqëruar nga Balla, nuk ka shërbyer për të demotivuar krimin, por siç edhe u provua, për ta nxitur atë. Për atentatin me tritol në Tiranë, Taulant Balla tha se ngjarje të tilla ndodhin në çdo kryeqytet të botës. Presim me interes komentin e tij edhe për vrasjen mëngjesin e sotëm në Elbasan, vetëm disa orë pas vizitës…me siguri “ngjarje të tilla ndodhin në çdo qytet të botës”.