Sot po e kundërshton ashpër, por më 2015 Hashim Thaçi thoshte se Asociacioni na sjell liberalizimin të vizave, anëtarësim në NATO, UNESCO…

Më 25 gusht të vitit 2015 Presidenti Thaçi kur u nënshkrua marrëveshja e Asociacionit thoshte se kjo marrëveshje sjellë progres në telekom, integrim energjetik, asociacion, barrikadën në lumin Ibër, raporton Gazeta Blic.

Thaçi thoshte se ky investim është investim në të ardhmen eurpiane të fëmijëve tanë.

Sipas tij benefitet ishin të qarta si ato ekonomike dhe ato politike.

Presidenti, e në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme thoshte se pas kësaj marrëveshje priten hapa për integrim në NATO, liberalizim vizash e anëtarësi në UNESCO, INTEPOL, anëtarësime këto që nuk kanë ndodhur edhe sot e kësaj dite.

E pas pesë vitesh tanimë Presidenti Thaçi po konsideron se hapja e temës së Asociacionit është me rrezik.

Sipas tij kjo çështje nuk duhet të rihapet sepse e rrezikon shtetësinë e Kosovës.

“Rihapja e çështjes së asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’”, ishte deklarata e Presidentit të martën.

Ky ishte postimi i Presidentit në vitin 2015

Marrëveshja e nënshkruar sot shënon progres në telekom, integrimin energjetik, asociacion, barrikadën në lumin Ibër. Është ky nje investim në të ardhmen europiane të fëmijëve tanë. Benefitet ekonomike dhe politike janë të qarta ndërsa tani presim edhe hapa të përshpejtuar në nënshkrim të MSA, integrim në NATO, liberalizim vizash, anëtarësi në UNESCO, INTERPOL dhe Këshill të Europës. Kjo përkthehet në stabilitet dhe investime ekonomike. Republika është forcuar. HTH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme