Atentati mafioz në Elbasan, një ditë pas vizitës së Lleshajt dhe Ballës

Dje, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte në qytetin e Elbasanit, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Më shumë se për qëllimin e vizitës, Lleshaj u kujdes të dilte përpara kamerave për të dhënë sqarme se nuk do të largohet nga detyra e ministrit, ndryshe nga sa u shpreh një javë më parë nga qyteti i Vlorës.
I vënë në qendër të akuzave ditët e fundit për makinën luksoze, për të cilën nuk është bërë transparent asnjë dokument dhe rekrutimet e paligjshme te “Illyrian Guard”, ku sipas denoncimevenë media paguhen para për t’u punësuar në këtë polici, Lleshaj ndodhet në vështirësi dhe me pozita politike të dobësuara.

Në Elbasan, Lleshaj dhe Balla prezantuan njësinë e re të “Shqiponjave”, nga ku deklaruan se kjo strukturë forcon kapacitetet policore në luftën ndaj krimit.

Por për ironi të fatit, pa kaluar 24 orë, ndodh vrasja e radhës, atentat mafioz me pasojë vrasjen e një 50-vjeçari emri i të cilit nuk figuron në asnjë regjistër policie, por thjesht është vëllai i një të shumëkërkuari për disa krime.

Elbasani vijon të jetë qyteti më problematik në vend ku kriminaliteti është në shifra të frikshme. Ndërsa prezenca e Lleshajt një ditë më parë, i shoqëruar nga Balla, nuk ka shërbyer për të demotivuar krimin, por siç edhe u provua, për ta nxitur atë. Për atentatin me tritol në Tiranë, Taulant Balla tha se ngjarje të tilla ndodhin në çdo kryeqytet të botës. Presim me interes komentin e tij edhe për vrasjen mëngjesin e sotëm në Elbasan, vetëm disa orë pas vizitës…me siguri “ngjarje të tilla ndodhin në çdo qytet të botës”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme