Atentati ndaj Donald Trump/ Reagon Berisha: Akt i shëmtuar kriminal! Kushdo që mund të jetë i implikuar të marrë ndëshkimin më të rreptë ligjor!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dënuar gjithashtu atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump, duke thënë se një dorë kriminale kishte për qëllim vrasjen e ish presidentit.


Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook thote se me vrasje politike në fushatë elektorale kërkohet të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA.

“Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe  familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe lutem për shërim të shpejtë dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në këtë akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndëshkimin më të rreptë ligjor”, shkruan Berisha.

Reagimi i Sali Berishës

Atentat kundër Presidentit Donald Trump.

Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit  Donald Trump. Ky  akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Presidentit  Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtënat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë  rreziku për jetën dhe një pjesëmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.

Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjësua nga shërbimi sekret.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA. Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe  familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe lutem për shërim të shpejtë dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në këtë akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndëshkimin më të rreptë ligjor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme