Atentati në ish-Bllok për hakmarrje, si nisi sherri i menaxherit të lokalit të njohur

Atentati me armë në ish-­Bllok, me pasojë plagosjen e menaxherit të lokalit të njohur të natës ka pas një histori hakmarrjeje

 

Nga hetimet e para rezulton se plagosja e Artur Aligjonin, menaxheri i lokalit ‘Arena’ mëngjesin e sotëm dyshohet të jetë një mesazh, pasi ai pak muaj më parë ka plagosur me thikë një djalë nga Kamza.

“Balkanweb” shkruan se 45-­vjeçari i plagosur mëngjesin e sotëm, ishte në akuzë për plagosjen e Halim Hysës, ndërsa në prokurori vepra penale u klasifikua plagosje e lehte dhe çështja u mbyll.

Fill pas ngjarjes së sotme, në polici janë shoqëruar si të dyshuar Halim Hysa dhe i vëllai i tij. Sherri me thika, si nisi dhe plagosja e Hysës 31­vjeçari Halim Hysa mbeti i plagosur pas një sherri me thika në 27 shtator të vitit të kaluar, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet të jetë 45­ vjeçari Artur Aligjonin

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datën 27 shtator afër zonës së Bllokut në Tiranë. Atëherë policia njoftoi se Hysa ishte i shoqëruar me një të njohurin e tij në momentin që është qëlluar me thikë në brinjë nga 45-­vjeçari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme