Atentati në Shkodër,zbulohet autori Mehmetaj u qëllua në sy të gruas

Policia e qytetit verior ka identifikuar autorin e plagosjes së Syrri Mehmetajt dje në mesditë dhe ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja. Sipas bluve të Shkodrës, autori i plagosjes së Syrri Mehmetajt është S.D. 29-vjeç dhe ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm që kanë pasur.

Autori e ka pasur në objektiv dhe e ka plagosur Syrri Mehmetajn me silenciator me dy plumba në momentin që po lëvizte me makinë me gruan, ndërsa ka qenë kjo e fundit që e ka dërguar në spital.

Njoftimi i Policisë

Më datë 26.12.2016, rreth orës 11:50 nga Spitali Rajonal Shkodër, jemi njoftuar se kishte shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër.

Menjëherë nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nga të dhënat paraprake u identifikua vendi i ngjarjes i cili ndodhej në afërsi të hotel “Argenti” në Shkodër, ku në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga deklarimet e marra të dëshmitarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes, rezulton se i dëmtuari në një lokal në afërsi të sheshit “Isa Boletini” Shkodër, është kontaktuar jashtë ambienteve të lokalit më një shtetas.

Nga veprimet e shpejta proceduriale, shërbimet e D.V.P-Shkodër, në bazë të pamjeve filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumentuan faktin se në drejtim të vëndit të ngjarjes, autori i dyshuar është nisur me automjetin tip “Mercedez Benz” me targë AA 888 AT, ku dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në drejtim të shtetasit S.M. i cili po lëvizte me automjetin tip “Benz” me targë AA 031 NL, ku nga kqyrja e mjetit janë evidentuar dëmtime të shkaktuara me armë zjarri në xhamin e parë.

Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, konkretisht shtetasi:

* S.D. 29 vjeç, banues në Shkodër.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme