Daniel Lila, menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në ‘Don Bosko’ në kryeqytet ka folur rreth ngjarjes së rëndë.
Gazetarja Dorjana Bezat, tha se menaxheri ka treguar se viktima Erion Çela para se të ndodhte ngjarja ishte në kafe me bashkëshorte,
Ndërsa për disa minuta më vonë ai është ulur me persona të tjerë.
‘U ulën tek tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër’, ka treguar menaxheri i lokalit.
Nga atentati humbi jetën 35-vjeçari Erion Çela dhe mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes të plagosurve ishte edhe vëllai i viktimës.



