Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, bëri bujë në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ku shfaqja e tij si befasi për Drenushën u kthye në një moment të shumëkomentuar në rrjetet sociale.
Të dy patën mundësinë të shijonin një darkë së bashku dhe të diskutonin për të ardhmen e marrëdhënies së tyre si prindër të përkushtuar.
Gjatë bisedës së tyre, Drenusha dhe Atilla vendosën të lënë pas tensionet dhe të bashkëpunojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre. Megjithatë, ishte një moment i veçantë dhe qesharak që e vuri Atillan në qendër të vëmendjes. Kur Drenusha e pyeti për situatën e fëmijëve jashtë shtëpisë, Atilla dha një përgjigje të papritur dhe humoristike: “Me qenë vjehrra e mirë, e kish pas edhe Zoti!”.
Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura në publik dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Shikuesit e Big Brother VIP Kosova e komentuan gjerësisht këtë frazë si një nga momentet më gazmore të spektaklit deri më tani.