Atilla ka zbuluar se një bashkëpunim do ta sjell me këngëtaren Rovena Stefa, ndërsa dy bashkëpunimet e tjera nuk i zbuloi.
Ai thirri LIVE në “Weekend” këngëtaren, duke zbuluar detaje nga bashkëpunimi.
“Brenda javës, kemi edhe sot xhirime, por siç duket edhe bora po na bën ca teka”, tha Rovena, duke mos zbuluar më shumë detaje.
Ndërkohë, lidhur me spekulimet se “po lind diçka më shumë rreth dyshes”, Rovena nuk pranoi të përgjigjej.