Audi po vonon modelin elektrik, ky është shkaku

Automjeti i parë i Audi Sport (SUV), versioni elektrik do të jetë i gatshëm për rrugë me katër javë vonesë sa ishte planifikuar për shkak të një defekti të zhvillimit të softuerit.

Zëdhënësi i kompanisë tha se modeli e-tron, u përball me vonesë pasi që prodhuesi i makinave ka nevojë për licenca të reja për një pjesë të softuerit që është modifikuar gjatë procesit të zhvillimit, transmeton Klan Kosova.

Audi promovoi modelin e-tron në qytetin e San Francisko muajin e kaluar si pjesë e përpjekjeve të saj për të zgjeruar tregun e automjeteve elektrike, duke u bazuar në modelet elektrike të Teslas.

Mediat gjermane raportuan se një vonesë e tillë erdhi si pasojë e negociatave rreth çmimeve me “LG Chem”, që është furnizues koreano-jugor i baterive për automjetet e saj elektrike, i cili dëshiron të rrisë çmimet rreth 10 për qind për shkak të kërkesës së lartë.

Kjo kompani furnizon me bateri elektrike automjetet si Audi, Volkswagen dhe Daimler.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme