Autobusët e Lipjanit kërkojnë qasje te ‘Rrethi i flamurit’ në Prishtinë

Kompanitë e autobusëve të Lipjanit po kërkojnë që Komuna e Prishtinës t’u lejojë qasje te ‘Rrethi i flamurit’ për t’i marrë udhëtarët e asaj ane.

Sipas tyre, për shkak që qytetarët nuk shkojnë në stacionin e autobusëve detyrohen të hyjnë te ky rreth ilegalisht, raporton KTV

Nuk kanë të numëruar dënimet që kanë marrë shoferët për këtë shkak.

Lipjanasit të cilët punojnë dhe studiojnë në Prishtinë, thonë se shkuarja në stacion shumicës prej tyre nuk u konvenon, për shkak të largësisë derisa këtë e konsiderojnë si të padrejtë.

Në komunën e Prishtinës thonë se Obiliqi dhe Fushë-Kosova kanë marrëveshje për lëvizje brenda qytetit.

Sipas shefit të shërbimeve publike Habib Qorri, komuna e Lipjanit duhet të bëjë kërkesë për kësi lloj marrëveshje në mënyrë që të bëhet një zgjidhje.

Ndërkaq, zyrtarë të komunës së Lipjanit kanë thënë se janë të gatshëm dhe do të interesohen që ky problem të përfundojë sa më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme