Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd me 7 persona të lënduar.
Policia bën me dije se autobusi me pasagjerë me targa, AA 561 PU është përplasur me mjetin që drejtohej nga një grua pranë fshatit Mirakë.
Mësohet se 7 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.
Njoftimi i policies
Si pasojë janë dërguar në Spitalin e Librazhdit pasagjerët e mjetit “Autobuz” shtetasit: F.F., 52 vjeçe banues në fshatin Xhyrë, V.A., 31 vjeçe, E.A., 11 vjeçe dhe J.M., 6 vjeç banues në Hotolisht të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit veturë shtetasja A.K., 20 vjeçe banuese në Elbasan dhe pasagjeri shtetasi B.P., 21 vjeç banues në Elbasan janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën” informon policia e Elbasanit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/