Automjeti përplas të miturën në Ballsh, shoqërohet shoferi! 7-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital


Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një automjet ka përplasur një vajzë të mitur, 7 vjeçe.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, e mitura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit, një 18-vjeçar, është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme