Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës: Anulimi i fluturimeve nga Italia, i përkohshëm

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku njoftoi sot se ka pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusi.

Abdixhiku tha se pas këtij rekomandimi ka marrë vendim për anulimin e tyre.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës që thotë se ndalesa e këtyre fluturimeve është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës.

Gjithashtu u tha se AAC është në konsultim të vazhdueshëm më IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme