Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) theksuan se ende nuk ka marrë njoftim përmes Sistemit të alarmit të shpejtë të Bashkimit Evropian se qulli i diskutueshëm me karrota dhe patate nga marka “Hip”, i cili u tërhoq nga një rrjet i njohur supermarketesh në Austri për arsye sigurie disa ditë më parë për shkak të pranisë së supozuar të helmit për minjtë, është vendosur në tregun e vendit.
“Përveç kësaj, morëm njoftim me shkrim nga operatori i ushqimit, distributori i autorizuar i produkteve ‘Hip’ për Maqedoninë, se asnjë produkt i diskutueshëm nuk është importuar fare në vend”, thanë nga AUV.
Ata shtojnë se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të reagojnë nëse është e nevojshme.
Më 20 prill “Hip Macedonia” njoftoi në faqen e saj zyrtare në Facebook se produkti i diskutueshëm, i cili u tërhoq nga një rrjet supermarketesh austriak, nuk importohet ose shitet në tregun maqedonas./Alsat.mk.



