Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi se po tërheq nga tregu një produkt të pasigurt BALANCE +, produkt qumështi i fermentuar, në paketim 1 kilogram, përcjell TV21. Sipas AUV, arsyeja është prania e aflatoksinës, për të cilën thonë se ka nivel të përqendrimit që mund të paraqes rrezik tek qytetarët.
“Tërhiqen paketat me numër serik: 28.11.22, pra datë skadence deri më 28 nëntor. Prodhuesi është AD IMLEK, Industrijsko naselje bb, 11231 Padinska Skela, Republika e Serbisë. Produkti në vend shpërndahet nga Mlekara SH.A. Manastir, Gjurcin Naumov Pljakot nr.1, 7000 Manastir, Republika e Maqedonisë. Konsumatorët e fundit që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial/lot të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë”, thonë nga AUV.