Izraeli kreu një sulm ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që AA ka marrë nga dëshmitarët okularë, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një pikë që i përkiste grupeve të rezistencës palestineze në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza nuk komentoi nëse sulmi ka shkaktuar të vdekur ose të plagosur.
Ushtria izraelite nuk është prononcuar në lidhje me sulmin.