Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar udhëheqësi i delegacionit në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Avni Arifi.
“Është e vertet që delegacioni serb e ka anulu takimin që është dasht të filloj në orën 10 për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Se a do të vashdojnë bisedimet do ta kuptojmë sot në mbrëmje por krejt kjo është qëndrimi i delgecaionit serb”, ka thënë Arifi.
Ai ka shtuar se për këtë ndërprerje janë informuar nga zyrtar BE-së, pasi nuk kanë raporte direkte me delegacionin.
Mediat serbe kanë raportuar se ndërprerja e bisedimeve ka ardhur edhe si pasojë e ‘kërcënimeve’ të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndaj Serbisë.
Mirëpo, Arifi ka thënë se përpos arsyes për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nuk është dhënë ndonjë tjetër./Lajmi.net/