Avokatët për gjyqin ndaj Alqi Bllakos: S’ka përfituar para nga projekti për ndërtimin e inceneratorit! Merrte shkresa dhe ia dërgonte ministrit, ja roli i tij!

Mbrojta e Alqi Bllakos, gjatë seancës së sotme në GJKKO për inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.


Avokatët kanë theksuar se Alqi Bllako është i pafajshëm dhe se projekt ideja për ndërtimin e inceneratorit është dhënë nga Bashkia e Tiranës, duke kërkuar pafajësi për të.

Mbrojta thekson se Alqi Ballako ka bërë thjeshte siglime të shkresave, të cilat i ka pasur, sipas tyre, për detyrë për shkak të funksionit të tij.

Sipas avokatëve, “Alqi Bllako merrte merr shkresa nga institucionet dhe ja ka dërguar ministrit, ky ka qene roli i tij”. Ata u shprehën se ish-sekretari i Përgjithshëm nuk ka përfituar para nga kjo çështje, si edhe s’ka qenë anëtar komisioni.

Para togave të zeza të GJKKO-së, ata argumentuan se ai nuk ka qenë pjesëmarrës në 15 mbledhjet dhe se ka firmos 3 shkresa për shkak të hierarkisë administrative.

Avokatët pretendojnë se Alqi Bllako ka firmosur shkresat të cilat i janë dërguar nga institucionet përgjegjëse.

Mbrojta pretendon se familja e të pandehurit ka ndihmuar një kompani të Klodian Zotos për të testuar pajisjen për gazimin e pijeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme