Avokati i Juventusit: Duhet transaksion i rrejshëm për shkak të zbulimit të marrëveshjes me Ronaldon

La Stampa ka zbuluar një telefonatë të përgjuar në mes të avokatit të Juventusit, Cesare Gabasio dhe menaxherit gjeneral të Juventusit, Federico Cherubini, ku ata flasin për nevojën që të bëhet një “transfer i rrejshëm” nëse do të zbulohej marrëveshje për Cristiano Ronaldon.

Raporti jep detaje së si Gabasio, i cili është “zyrtar ligjor” të Juventusi, ka telefonuar Cherubinin për të folur për një marrëveshje sekrete me Ronaldon, ku Bardhezinjtë pajtoheshin ta paguajnë pesë herë fituesin e Topit të Artë nën tavolinë, pavarësisht që thuhet se paga e tij ishte ngrirë në fillim të pandemisë Covid-19.

“Marrëveshja e fshehtë me Ronaldon nuk duhet të zbulohet ashtu si është, sepse autoritetet do të na gjurmojnë më auditor dhe gjithçka tjetër. Pastaj ne duhet të bëjmë një transaksion të rremë”, flet Cherubini në telefon me Gabasio.

Për prokurorët, kjo qartë është një referencë për masat e ndërmarra gjatë fazave të hershme të pandemisë së Covidit, kur pagat e lojtarëve ishin shtyrë për ta përballur ndikimin financiar të situatës.

Rreth 30 milionë duket se janë zhdukur nga llogaritë e klubit, duke ndryshuar balancinë që rezulton me vlerat ndryshe në treg.

Juventusi duket në rrezik serioz për t’u dënuar rëndë, e cila gjë mund të variojë nga një gjobë apo zvogëlim pikësh apo edhe rënie të mundshme nga liga.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme